Extra Pozoi nudo në Vatikan, arrestohet modelja e Playboy (Foto)

Pozoi nudo në Vatikan, arrestohet modelja e Playboy (Foto)

Modelja “problematike” e Playboy, Marisa Papen ka përfunduar pas hekurave, pasi u arrestuar për një fotografi nudo që ka realizuar brenda Vatikanit.

Në foto, Papen mban mbi supe një kryq gjigand, ndërsa ajo lakuriq është ulur edhe mbi një pirg biblash në Sheshin e “Shën Pjetrit”.

“Unë kam të drejtë të mos vishem. Jam e habitur se si papritmas 2 makina policie erdhën me shpejtësi drejt nesh. 4 policë na larguan. Shkopinjtë e gomës i kishin drejtuar si për të bërë presion. Pasaportat ju lutem thanë!!!!!”, shkroi Papen në blogun e saj.

Papen u arrestua së bashku me fotografin australian Jesse Walker dhe të dy u mbajtën në qelinë e paraburgimit për 10 orë.

Pasi u liruan, autoritetet kontrolluan hotelin e tyre dhe gjetën një kryq prej druri, një kurorë me gjemba, gjak artificial dhe një reklamë tjetër me temë fetare.

Kjo nuk është hera e parë që modelia dhe fotografi i saj përfundojnë pas hekurave për fotot e diskutueshme. Ajo u arrestua në Egjipt pasi doli lakuriq në kompleksin e tempullit Karnak dhe shkaktoi zemërim pasi tregonte vaginën e saj, ndërsa në kokë mbante një burka brenda xhamisë së “Hagia Sophia” në Turqi.

Ajo gjithashtu ka dalë lakuriq para murit të vajtimit në Jeruzalem. Papen nuk sheh asnjë problem me paraqitjen lakuriq në vendet fetare dhe beson se institucionet fetare “janë të shtyra nga paratë dhe janë të pa shpirt”, teksa denoncon abuzimet seksuale nga klerikët.

“Paramendoni nëse Vatikani do të ishte një vend që do t’i ndihmonte njerëzit. Paramendoni nëse të gjitha këto kisha të mëdha do të hapnin dyert e tyre për njerëzit në nevojë. Për t’i ushqyer dhe për t’u dhënë strehim. Një vend i vërtetë i dritës, i dashurisë dhe i ngrohtësisë”, shkroi Papen pas përvojës së saj në Vatikan