Real Madridi është kërkon të marrë me çdo kusht Paul Pogba nga Manchester United, kësaj vere. Sidoqoftë, çdo marrëveshje do të varet nga shitja e disa yjeve prej të bardhëve. Edhe pse lëvizja drejt një transferimi të mundshëm ka qenë jashtëzakonisht e ngadalshme, Pogba mbetet prioritet për Zinedine Zidane.
Deri tani, “Djajtë e Kuq” kanë refuzuar të flasin për këtë temë. Në konferencën për shtyp të së martës, Ole Gunnar Solskjaer ishte sfidues: “Ka pasur shumë spekulime për disa nga lojtarët tanë. Për mua, kjo është fytyra e merkatos, si zakonisht. Për aq sa di, deri më tani nuk kemi marrë asnjë ofertë për asnjërin nga lojtarët tanë… Paul, si shumica e lojtarëve tanë, kanë kontrata afatgjata”.
Të dy, Pogba dhe agjenti Mino Raiola, megjithatë, kanë qenë vazhdimisht të prirur për një lëvizje, megjithëse me pak efekt. Francezi, i cili mund të shkojë deri në bërjen e një kërkese zyrtare për transferim, duhej të bashkohej me shokët e tij të skuadrës në kampin parasezonal në Australi, të dielën.
Ndërkohë, në Madrid, klubi e di se nuk mund ta blejnë Pogba, pa shitur disa yje të tjerë. Deri më tani, këtë verë, janë larguar shtatë lojtarë nga të bardhët: Luca Zidane, Theo Hernandez, Sergio Reguilon, Marcos Llorente, Mateo Kovaçiç, Martin Odegaard dhe Raul De Tomas, duke “injektuar” 125 milionë euro në arkën e klubit.
Megjithatë, kjo shumë nuk është e mjaftueshme, sipas atyre që janë përgjegjës për merkaton në “Bernabeu”. Të mos harrojmë se Real Madridi ka shpenzuar 300 milionë euro për blerje, deri më tani, kësaj vere. Pra, bilanci financiar nuk është në rregull. Vetëm Pogba do të kushtonte 150-180 milionë euro të tjera, çka do të thotë se “Los Blancos” do të kishin probleme me “fair play financiar” në fund të merkatos.
Kandidatët kryesorë për t’u shitur janë Gareth Bale, Isco dhe James Rodrigez, të cilët mund të gjenerojnë më shumë para se sa duhet për të blerë Pogba. Suksesi apo dështimi në shitjen e tyre do të jetë çelësi i atij, që mund të jetë transferimi më i madh i sezonit për skuadrën e Zidane.
Paradoksalisht, ndjenja është se lojtarë si Keylor Navas dhe Bale po tërheqin shumë pak vëmendje në merkato, megjithëse janë të destinuar për shitje që nga fillimi i verës, me bekimin e Zidane, me trajnerin që shpreson t’iu japë dorën që në përgatitjet parasezonale.