Sport Premier League pezullon marrëveshjen me partnerin rus të transmetimit

Premier League pezullon marrëveshjen me partnerin rus të transmetimit

Premier League ka pezulluar marrëveshjet me transmetuesin rus, Rambler.

Ky veprim është me efekt të menjëhershëm dhe ndeshjet nuk do të shfaqen më në këtë media.

“Liga dënon me forcë pushtimin rus të Ukrainës. Ne bëjmë thirrje për paqe dhe mendimet tona janë me të gjithë ata që janë prekur nga lufta”, thuhet në deklaratën e Premier League.

Një donacion prej 1 milion £ do t’i dhurohet gjithashtu Komitetit të Emergjencave të Fatkeqësive (DEC) për të ofruar ndihma humanitare për njerëzit në Ukrainë, shtoi liga.