Ekonomi Presidenti Meta dekreton me rezerva buxhetin e vitit 2020

Presidenti Meta dekreton me rezerva buxhetin e vitit 2020

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka dekretuar buxhetin për vitin 2020.

Megjithatë, thuhet se ky dekret është me shumë rezerva, pasi Presidenca thekson se janë konstatuar shumë problematika.

Sipas Presidencës, vendimi është marrë për të mos penguar zbatimin e masave të menjëhershme që lidhen me riparimin e pasojave të shkaktuara nga tërmeti i datës 26 nëntor 2019.