Politika Presidenti Meta kthen për shqyrtim ligjin për buxhetin

Presidenti Meta kthen për shqyrtim ligjin për buxhetin

Presidenti Ilir Meta ka kthyer në Kuvend ligjin për buxhetin. Në argumentet e tij, Presidenti shprehet se akt normativ i kthyer më pas në ligj shkel Kushtetutën dhe heq çdo pengesë ligjore për t’i hapur rrugë rritjes pa kufi të borxhit publik.

Sipas kreut të shtetit, ligji bie ndesh me parimet e ligjit themeltar të shtetit dhe rrezikon qëndrueshmërinë financiare të vendit.

Më tej në argumentet e tij, Meta shprehet se Gjykata Kushtetuese ka vlerësuar në jurisprudencën e saj se Qeveria është e detyruar të shpjegojë dhe argumentojë nevojën dhe urgjencën konkrete që e kanë detyruar të nxjerrë aktin normativ me fuqinë e ligjit.

“Qeveria është e detyruar ta pasqyrojë shpjegimin në përmbajtjen e çdo akti normativ me fuqinë e ligjit që nxjerr”, theksohet në argumentet e Presidentit.