Bota Presidenti nuk pranon karantinën: Brazili tejkalon SHBA për vdekje ditore

Presidenti nuk pranon karantinën: Brazili tejkalon SHBA për vdekje ditore

Sipas Departamentit të Shëndetit të Shtetit, në Brazil, vdekshmëria ditore nga koronavirusi në 24 orët e fundit ishte për herë të parë më e lartë se vdekjet në Shtetet e Bashkuara.

Brazili ka regjistruar 807 vdekje në 24 orët e fundit, ndërsa 620 njerëz kanë vdekur në Shtetet e Bashkuara, transmeton Reuters.

Shteti i Amerikës së Jugut është vatër e dytë më e madhe që nga shpërthimi i epidemisë, me 374.898 raste, pas Shteteve të Bashkuara, me 1.637,000 raste.

Sipas Reuters, numri i përgjithshëm i vdekjeve në SHBA arriti 97.971, krahasuar me Brazilin, i cili ka 23.473 vdekje.

Paralajmërimi i OBSH

Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) ka paralajmëruar Brazilin që të mos fillojë hapjen e ekonomisë së saj përpara se të jetë në gjendje të testojë mjaftueshëm për të kontrolluar përhapjen e virusit.

Shefi ekzekutiv i organizatës, Michael Ryan tha se niveli intensiv i infektimit do të thotë që Brazili duhet të mbajë një formë masash për të qëndruar në shtëpi, megjithë pasojat negative për ekonominë.

Sidoqoftë, guvernatori i Sao Paulo, Joao Doria, kundërshtoi futjen e karantinës së plotë në ekonominë më të madhe të Brazilit dhe njoftoi se do të fillojë të lehtësojë kufizimet në 1 qershor.

Por duhet kujtuar se në Brazil, presidenti i vendit Jair Bolsanaro, i konsideruar si “Trump-i” i Amerikës Latine, proteston kundër masave kufizuese, pa përfillur pasojat e shumta në jetë njerëzish.