Aktualitet Prokurori italian bën parashikimin e fortë: Pse shqiptarët do të jenë mafia...

Prokurori italian bën parashikimin e fortë: Pse shqiptarët do të jenë mafia e së ardhmes

Prokurori i Përgjithshëm i Catanzarro-s në Itali, Nicola Gratteri, ka bërë një parashikim të fortë në lidhje me mafien shqiptare. Në një interviste të dhënë për medien zvicerane ‘swissinfo’, Gratteri deklaron me bindje se mafia e së ardhmes do të jetë ajo shqiptare.

Ndërsa jepte të dhëna për lidhjet e Ngragheta-s dhe veprimtarinë e grupeve mafioze italiane në Zvicër dhe bashkëpunimin e tyre me grupet ballkanike, ai bën një parashikim për atë që do të jetë mafia e së nesërmes.

“Unë parashikoj që në Konfederatën e Mafies, ashtu si në të gjithë Europën, mafia e së ardhmes do të jetë ajo shqiptare”, deklaron prokurori italian.

Pwr tw argumentuar parashikimin e tij, ai thotë se: “Në Shqipëri ka një korrupsion të lartë, grupet kriminale janë aq të fuqishme se me paratë e mbledhura i janë imponuar sistemit të drejtësisë dhe gjithashtu mbarë tregut europian të drogave të forta”.

Sipas, Prokurorit të përgjithshëm të Catanzarro-s në Itali, Nicola Gratteri aktualisht grupet shqiptare janë shumë të pranishme në Holandë, por veprojnë edhe në Amerikën e Jugut së bashku me Ndrangheta-n.