Kryesore Prokuroria, kërkesë bashkisë Tiranë dhe policisë: Na lajmëroni para çdo shembje

Prokuroria, kërkesë bashkisë Tiranë dhe policisë: Na lajmëroni para çdo shembje

Prokuroria e Tiranës një ditë pasi nisi hetimin për ndërtesat e dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit, iu është drejtuar me një shkresë bashkisë dhe policisë, duke i urdhëruar të mos bëjnë asgjë veprim pa miratimin e prokurorëve.

Në kërkesën e saj Prokuroria, kërkon nga Bashkia e Tiranës dhe policia që duhet t’i vënë në dispozicion Prokurorisë listën me objektet e dëmtuara.

“Na vini në dispozicion listën e objekteve të dëmtuara. Procedimi penal nr 89. 6 ditë pas kësaj shkrese si policia dhe bashkia nuk kanë raportuar asnjë informacion në Task Forcën e prokurorisë për objektet e dëmtuara. Për çdo lloj situate në të cilën është konstatuar dëmtim dhe është vendosur prishja e ndërtimit, të njoftohet paraprakisht Prokuroria, e cila vë në dispozicion grupin hetimor me qëllim kryerjen e hetimeve”, thuhet në kërkesën e Prokurorisë.