Bota Protesta në Katalonjë, bllokohet autostrada që lidh Spanjën me Francën

Protesta në Katalonjë, bllokohet autostrada që lidh Spanjën me Francën

Separatistët në Katalonjë nisën një manifestim 3-ditor, ndërsa zgjedhjet në Spanjë nuk arritën edhe njëherë të garantonin një qeveri shumice. Aktivistët pro pavarësisë bllokuan autostradën që lidh Spanjën dhe Francën duke ndaluar trafikun në të dyja anët.

Nisma e organizuar nga lëvizja “Cunami i Demokracisë” do të vazhdojë për 3 ditë radhazi duke mbajtur të bllokuar këtë pikë kufitare. Sipas mediave katalanase, separatistët po përdorin këtë metodë të re paqësore për të treguar mosbindjen e tyre civile ndaj autoriteteve të Madridit. Synimi i protestës është të ndërgjegjësojë qeverinë e Spanjës se dialogu është mënyra e vetme për të zgjidhur situatën.