Politika PS mbledh nesër Asamblenë Kombëtare, zbardhet axhenda

PS mbledh nesër Asamblenë Kombëtare, zbardhet axhenda

Partia Socialiste do të mbledhë të mërkurën Asamblenë Kombëtare, ku siç dihet për shkak të pandemisë do të zhvillohet online. Ditën e sotme është bërë publike axhenda e selisë rozë.

Në fokus të këtij takimi do të jetë thirrja e Kongresit të Partisë. Po ashtu pritet që të miratohet edhe një projekt-vendim për analizat e zgjedhjeve të 25 Prillit në strukturat vendore.

Gjatë takimit do të kërkohet informacion mbi gjendjen dhe veprimtarinë e strukturave organizative të partisë si dhe do të miratohen disa projekt-vendime të tjera që kanë të bëjnë me zgjedhjet e reja në strukturat vendore të partisë, fushata e anëtarësimeve të reja, si dhe regjistrit dixhital të partisë.

Mbledhja e AK-së do të zhvillohet në orën 17:30. Kujtojmë që pas asamblesë do të zhvillohet Kongresi i Jashtëzakonshëm i PS-së më 12 Qershor.

Zhvillimi i Kongresit të PS, nuk do të shënojë vetëm 30-vjetorin e krijimit të partisë, por dhe fatin e drejtuesve të qarqeve në vend.