Deri në 60% të plazheve në Japoni mund të zhduken deri në fund të shekullit si pasojë e rritjes së nivelit të ujërave, të shkaktuar nga ngrohja globale, thuhet nga një grup shkencëtarësh nga Instituti Kombëtar japonez për Mjedisin dhe 27 shoqata të tjera në këtë sektor, pas analizimit të raporteve mbi ndryshimet klimatike që nga viti 2014.
”Nëse temperaturat do të rriten për rreth 4,0 gradë, niveli i detit përgjatë brigjeve të arkipelagut do të rritet me 60 centimetra dhe deri në 96% e ishujve në zonat bregdetare do të humbasin shumë nga territori bregdetar”, thanë shkencëtarët.
Ministria japoneze e Infrastrukturës pohoi se erozioni i tokës ka filluar tashmë për shkak të zhvillimit industrial dhe urban, shtuar këtu edhe dëmin nga tajfunët, gjithnjë e më të dhunshëm.
Vetëm në qytetin Chigasaki, në jug të Tokios, bregdeti ka pësuar një tërheqje prej 50 metrash në një periudhë prej rreth 50 vjetësh.
Ekspertët nxisin autoritetet për të zbutur erozionin e territoreve për ruajtjen e ekosistemit detar.