Finlanda është vendi më i lumtur në botë por finlandezët nuk janë në dakord me këtë përfundim. Ata tentojnë të minimizojnë emocionet pozitive, të cilat mund të rrisin paradoksalisht kënaqësinë e tyre me jetën.
Kur Raporti Botëror i Lumturisë njoftoi kohët e fundit se Finlanda është vendi më i lumtur në botë, finlandezët reaguan në të njëjtën mënyrë siç shumë popuj reagojnë ndaj renditjeve të tjera të lartë në krahasime të ndryshme ndërkombëtare. Por kjo është hera e parë që ka ndodhur diçka e tillë. Kur Forumi Ekonomik Botëror e renditi Finlandën si ekonominë më konkurruese në Evropë në vitin 2014, shefi ekzekutiv i Odës Ekonomike të Finlandës, Risto Penttilë, u ndje i detyruar të shkruante një artikull të opinionit për Financial Times, ku u përpoq të provonte se rezultatet nuk janë të sakta. Një ekspert finlandez për kërkimin e mirëqenies ka shpjeguar se pse lumturia e finlandezëve është ekzagjeruar në mase të madhe.
Balerina Minna Tervamëki harroi portofolin e saj në një park, ajo e kuptoi këtë gjë pas disa minutash, kthehet në vendin ku kishte harruar portofolin me një shumë të hollash brenda, pa u shqetësuar se mos ndoshta dikush do ia kishte marrë paratë, ajo gjen në vendin e caktuar ashtu siç e kishte lënë.
“Ndihem e sigurt këtu. Një nga gjërat kryesore që njerëzit ndiejnë në Finlandë është siguria“, tha Tervamëki, e cila u nominua si personi më pozitiv në Finlandë vitin e kaluar nga një kompani e quajtur Positiivarit Oy, të cilat prodhojnë produkte për të inkurajuar të menduarit pozitiv. “Ne i besojmë njëri-tjetrit” shton ajo.
Po si e ka matur lumturinë, Raporti i Lumturisë Botërore?
Në këtë studim iu është kërkuar njerëzve në 156 vende të vlerësojnë jetën e tyre sot në një shkallë 0 deri në 10, me jetën më të keqe të mundshme si 0 dhe jetën më të mirë të mundshme si një 10.
Kjo është një masë e përdorur gjerësisht në kënaqësinë e përgjithshme të jetës. Dhe në këtë ndikojnë faktorët shoqëror si gjerësia e shërbimeve sociale, liria nga shtypja dhe besimi në qeveri dhe bashkëqytetarë mund të shpjegojnë një pjesë të konsiderueshme të kënaqësisë mesatare të njerëzve në një vend.
“Njerëzit e vendeve nordike, dhe finlandezët në veçanti, janë introvertë emocionalisht”, shpjegoi Meik Wiking, drejtor ekzekutiv i Institutit të Kërkimit të Lumturisë, një institut i pavarur në Danimarkë që studion lumturinë dhe mirëqenien. “Finlandezët nuk janë të tërhequr nga emocionet e egra siç janë njerëzit e Amerikës Latine. Për finlandezët, lumturia është më shumë për të jetuar një jetë të rezervuar, të balancuar dhe elastike“. Tervamwki thotë se ka shumë gjëra kontradiktore në lidhje me sondazhin e lumturisë. ”Mospërputhja vjen nga fakti se studimi i lumturisë, nuk është në të vërtetë në lidhje me emocionin tonë më të lakmuar: lumturinë”.
Profesori John Helliwell nga Universiteti i British Columbia, bashkë-redaktor i Raportit të Lumturisë Botërore, shpjegon se matja e lumturisë nuk është aspak një studim emocional.
“Është më tepër një vështrim në cilësinë e jetës në mbarë botën, dhe në ato kushte, Finlanda doli e para këtë vit. Finlanda dallohet për jetesën e shëndetshme”, tha Helliwell.
“Por edhe gjëra të tilla si të jesh i aftë të kujdesen për njëri-tjetrin, të kesh dikë që të llogarisë në kohë të vështirësive, lirinë për të marrë vendimet tuaja të jetës dhe mbështetjen personale. Ka të bëjë me besimin dhe bujarinë, dhe Finlanda renditet shumë e lartë në këto pika. Vendet nordike priren të kenë një strukturë të butë në shoqërinë e tyre, më me shumë barazi dhe një kapacitet më të mirë për të ndihmuar të pa favorizuarit”.
Në këto masa vendet nordike, Finlanda, Suedia, Norvegjia, Danimarka, Islanda, renditen të parat në krahasim me vendet e tjera të botës.
Prandaj, nuk është çudi që çdo herë që ne matim kënaqësinë e jetës, këto vende janë vazhdimisht në top 10.
Kujtojmë që Finlanda dallohet për qeverisjen efikase dhe respekt të thellë për të drejtat e njeriut. Është një nga vendet me sistemin arsimor më të mirë në botë.
Finlanda veçohet për politikat mjedisore, barazinë gjinore dhe bilancin e punës dhe të jetës. Këto janë të gjitha gjërat që mund të bëjnë popullin e kënaqur se sa çdo gjë tjetër.
Burimi: BBC