Shëndet Pse minjtë përdoren gjithmonë si kavie në laboratorët mjekësorë

Pse minjtë përdoren gjithmonë si kavie në laboratorët mjekësorë

Një shpikja e medikamenteve të kancerit e deri tek eksperimentet dietike, minjtë kanë luajtur rolin kryesor në krijimin e mrekullive mjekësore.

Në fakt, 95 % e të gjitha specieve laboratorike janë minjtë dhe kaviet. Shkencëtarët dhe studiuesit kanë gjetur miun si provën e tyre jo më kot, por për disa arsye.

Një është komoditeti: janë të vegjël, të lehtë për t’i kontrolluar dhe përshtaten mirë me mjedisin e ri. Ata gjithashtu riprodhohen shpejt dhe kanë jetëgjatësi të shkurtër prej dy deri në tre vjet, kështu që disa breza minjsh mund të vërehen në një periudhë relativisht të shkurtër kohore.

Minjtë dhe kaviet mund të blihen me një çmim të lirë dhe në sasi të mëdha. Ka kompani komerciale që i shesin vetëm për qëllime studimi. Kaviet janë në përgjithësi specie të buta jo agresive, por kjo s’do të thotë se nuk ka  minj të egër. Shumica e minjve dhe kavieve të përdorura në provat mjekësore përveç dallimeve të gjinisë, janë pothuajse identike gjenetikisht. Kjo ndihmon që rezultatet e provave mjekësore më uniform. Si një kërkesë minimale, minjtë e përdorur në eksperimente duhet të jenë nga e njëjta specie.

Një arsye tjetër pse  përdoren si modele në testimin mjekësor është se karakteristikat e tyre gjenetike, biologjike dhe të sjelljes ngjasojnë me ato të njerëzve dhe shumë simptoma të kushteve të njeriut mund të përsëriten tek minjtë dhe kaviet.

“Janë gjitarë që kanë shumë procese të ngjashme me njerëzit dhe janë të përshtatshme për t’u përdorur, për t’iu përgjigjur shumë pyetjeve të studimit”, thotë Jenny Haliski, përfaqësuese e Institutit Kombëtar të Shëndetit (NIH). Gjatë dy dekadave të fundit, këto ngjashmëri janë bërë edhe më të forta. Shkencëtarët tani mund të krijojnë minj të ndryshuar gjenetikisht të quajtur “minj transgenic” që bartin gjene që janë të ngjashme me ato që shkaktojnë sëmundjet njerëzore.

Ata përdoren për të vlerësuar efektet e kimikateve që shkaktojnë kancerin (kancerogjenët) dhe për të vlerësuar efektet e ilaçeve. Edhe anatomia e tyre është mjaft e thjeshtë dhe e kuptueshme për mjekët.

Disa kavie, të quajtur SCID (mungesa e imunitetit), janë krijuar natyrshëm pa imunitet dhe prandaj mund të shërbejnë si modele për kërkimin e indeve malinje të njeriut. Disa shembuj të çrregullimeve njerëzore dhe sëmundjeve për të cilat minjtë përdoren si modele përfshijnë: Hipertensioni, diabeti, trashje, Problemet e frymëmarrjes, shurdhimi, sëmundja e Parkinsonit, Sëmundja e Alzheimerit, kancer, Fibroza cistike, HIV dhe AIDS, Sëmundje zemre, Distrofi muskulore.