Kulturë “Pse nëna Shqipëri nuk ma dhuroi një pasaportë!” Sabri Fejzullahu rrëfen pengun...

“Pse nëna Shqipëri nuk ma dhuroi një pasaportë!” Sabri Fejzullahu rrëfen pengun më të madh të jetës

Këngëtari i mirënjohur Sabri Fejzullahu përgjatë një interviste në programin e së premtes, në RTSH, “Lart e poshtë”, ka rrëfyer pengun e tij më të madh në jetë.

“Peng në zemër e kam, pse nëna Shqipëri nuk ma dhuroi një pasaportë shqiptare. E di pse? Ma do zemra ta kem një pasaportë si shqiptar. Unë i marr vizat gjithandej dhe këtu i falënderoj të gjitha ambasadat që janë në Kosovë, kurrë në jetë nuk i refuzuan vizën as mua, as familjarëve të mi. Unë kam dëshirë, kam dashur, e dua dhe e kam peng që ta kem një pasaportë shqiptare”, ka pohuar Sabriu.

Rikujtojmë se pak ditë më parë, Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, ka pajisur me pasaportë shqiptare këngëtaret nga Kosova, Mihrije Braha dhe Shyhrete Behlulin, po ashtu dhe reperin Gold AG.