Extra Pse Obama zvogëloi listën e të ftuarve për festën e 60-vjetorit të...

Pse Obama zvogëloi listën e të ftuarve për festën e 60-vjetorit të lindjes

Ish-presidenti amerikan Barack Obama po zvogëlon ndjeshëm festën e tij të ditëlindjes së 60-të, të planifikuar për këtë fundjavë në një pikë turistike në Masaçusets, pasi vendi po përballet me një numër në rritje të infeksioneve të koronavirusit.

Obama, një president me dy mandate që u largua nga detyra në vitin 2017, dhe ish-zonja e parë Michelle Obama kishin ftuar fillimisht 475 njerëz në shtëpinë e tyre të pushimit në Martha’s Vineyard, por tani e kanë kufizuar listën e mysafirëve me vetëm anëtarë të familjes dhe miqtë e tyre të ngushtë.

Ai mbushi 60 vjeç të mërkurën, përpara ngjarjes së planifikuar prej kohësh në shtëpinë me shtatë dhoma gjumi, që çifti bleu për 11.75 milionë dollarë në vitin 2019 nga pronari i ekipit profesionist të basketbollit Celtics të Bostonit.

Lista origjinale e mysafirëve, sipas njoftimeve të medias, pritej të përfshinte ish ndihmës të shumtë të presidentit të 44-të të vendit, udhëheqës të njohur demokratë, si dhe aktorë të njohur si George Clooney dhe Oprah Winfrey.

Nuk dihet me siguri se kush do të mbetet në listën e mysafirëve.

Festa kishte nxitur ankesa nga republikanët se Obama po injoronte numrin në rritje të rasteve me koronavirus në SHBA, ndërsa Presidenti Joe Biden kritikoi guvernatorët republikanë për mos pranimin rregullit për ta bërë të deturueshëm mbajtjen e maskës dhe vaksinimin në shtetet e tyre.

Zëdhënësja e zotit Obamës, Hannah Hankins tha të mërkurën, “për shkak të përhapjes së re të variantit delta gjatë javës së kaluar, presidenti dhe zonja Obama kanë vendosur ta zvogëlojnë dukshëm ngjarjen, e cila tani të do të përfshijë vetëm familjen dhe miqtë e ngushtë. Ai është mirënjohës për të tjerët që dërgojnë urimet e tyre për ditëlindjen e tij nga larg dhe mezi pret të shohë më shumë njerëzit së shpejti”.

Organizatorët e festës kishin thënë se ajo do të kishte ndjekur të gjitha protokollet shëndetësore lokale, shtetërore dhe federale, përfshirë testimin për COVID-19 në vend. Festa u planifikua për herë të parë kur numri i rasteve të reja të koronavirusit kishte rënë ndjeshëm në SHBA, para rritjes së fundit të shpejtë mes të pavaksinuarve.

Biden, i cili ishte nënpresident në administratën zotit Obama, nuk pritej të merrte pjesë në këtë festë.