Bota Putin: Gati për një partneritet të ndershëm me Europën

Putin: Gati për një partneritet të ndershëm me Europën

Rusia është e hapur për një bashkëpunim të ndershëm dhe konstruktiv, deklaroi presidenti rus Vladimir Putin në një artikull që përkon me 80-vjetorin e fillimit të Luftës së Dytë Botërore (1941-1945) ose siç e quajnë rusët ”Lufta e Madhe Patriotike”.

“E përsëris se Rusia është në favor të rikthimit të partneritetit global me Europën. Ne kemi shumë argumente të një interesi reciprok. Këto përfshijnë sigurinë dhe stabilitetin strategjik, shëndetësinë, arsimin, dixhitalizimin, energjinë, kulturën, shkencën, teknologjinë dhe zgjidhjen e çështjeve klimatike e mjedisore”, deklaroi Putin në një artikull të botuar në faqen e internetit të Kremlinit.

“Ne jemi të hapur për bashkëveprim të ndershëm dhe konstruktive. Kjo konfirmohet nga ideja jonë për krijimin e një zone të përbashkët të bashkëpunimit dhe sigurisë nga Atlantiku në oqeanin Paqësor, i cili do të përfshinte formate të ndryshme të integrimit, përfshirë Bashkimin Europian dhe Bashkimin Ekonomik Euroaziatik”, shkruhet në deklaratën e Putin.