Politika Putin, mesazh Ilir Metës për tërmetin: Ngushëllime dhe përkrahje

Putin, mesazh Ilir Metës për tërmetin: Ngushëllime dhe përkrahje

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin i ka dërguar një telegram ngushëllimi Presidentit të Republikës së Shqipërisë Ilir Meta për situatën e tërmeteve.

Në mesazhin ngushëllues, Putin uron për shërim sa më të shpejtë të të lënduarve.

Mesazhi ngushëllues i Putinit

“I nderuar zoti President, pranoni ngushëllimet e mia të thella për viktimat e shumta dhe pasojat e tmerrshme të shkaktuara në vendin Tuaj nga tërmeti.

Ju lutem t`u përcillni të afërmve të viktimave fjalë ngushëllimi dhe përkrahjeje, si edhe urimet për shërim sa më të shpejtë të të gjithë të lënduarve.

Vladimir Putin

Moskë,

Më 27 nëntor 2019″