Sport Renditja e FIFA, Shqipëria humbet një vend, Brazili rikthehet në krye

Renditja e FIFA, Shqipëria humbet një vend, Brazili rikthehet në krye

Shqipëria humb pozicionin e fituar një muaj më parë në renditjen e FIFA-s. Në klasifikimin botëror të përditësuar, kuqezinjtë tashmë pozicionohen në vendin e 66-të pas Maqedonisë, Islandës, Xhamajkës dhe Sllovenisë.

Humbja me Spanjën dhe miqësorja e barazuar pa gola me Gjeorgjinë ndikuan në rënien e Kombëtares.

Në anën tjetër, fitorja me goleadë përballë Burkina Faso dhe barazimi me Zvicrën, bën që Kosova të ngjitet në vendin e 107-të, duke vendosur edhe rekordin për pozicionimin më të mirë në renditjen e FIFA-s.

Kreu i klasifikimit ka ndryshuar për herë të parë në më tepër se tre vjet.

Brazili zbriti nga froni Zvicrën, teksa Italia mbeti në vendin e gjashtë pavarësisht eliminimit nga Botërori 2022.