Bota Qëllohet me llamba ministria e Ekonomisë në Kosovë, protestuesit kërkojnë shkarkimin e...

Qëllohet me llamba ministria e Ekonomisë në Kosovë, protestuesit kërkojnë shkarkimin e ministres

Një grup qytetarësh në Prishtinë kanë organizuar një protestë kundër reduktimeve të rrymës, që kanë nisur javë më parë si pasojë e krizës energjetike në vend.

protestuesit kanë kërkuar furnizim 24 orë me energji elektrike, shkarkimin e ministres së Ekonomisë, Artane Rizvanolli, dhe shtetëzim të KEDS-it, Kompania Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike.

Protesta nisi para KEDS-it, ku një nga organizatorët e protestës, Dibran Hoxha theksoi se KEDS dhe qeveria ia kanë nisur me nga dy orë reduktime të rrymës, por në disa vende nuk ka rrymë deri 24 orë rrymë. Kjo sipas tij është diskriminuese.

Hoxha tha se reduktimi rrymës nuk duhet pranuar kurrsesi.

Protestuesit kanë theksuar se “Ngrohja nuk është komoditet”, “KEDS t’i kthehet Kosovës”, dhe “Rizvanolli ik”.

Protestuesit kanë qëlluar me llamba drejt objektit të KEDS në formë proteste.

Protesta e nisur fillimisht pranë objektit të KEDS-it në Prishtinë, pritet të zhvendoset pranë Qeverisë.