Extra Qentë apo macet, cilën kafshë preferon? Përgjigja mund të tregojë shumë mbi...

Qentë apo macet, cilën kafshë preferon? Përgjigja mund të tregojë shumë mbi personalitetin tënd

Përgjithësisht mendohet se kush i pëlqen qentë dhe macet, ka një personalitet social, të hapur dhe empatik.

Përkundrazi, kush pëlqen më tepër macet, ka një personalitet të rezervuar dhe të mbyllur në vete. Për fat të mirë, janë bërë studime, të cilat mundohen të tregojnë disa cilësi të personalitetit në varësi të kafshës së preferuar, qenit apo maces.

Janë bërë dy studime për të kuptuar nëse ekziston realisht një lidhje mes personalitetit dhe preferencës midis qenit dhe maces. Një është realizuar nga “Universiteti i Texas”-it, nga Sam Gosling. Në studim morën pjesë 4565 persona, të pyetur nga Gosling mbi preferencën midis qenit apo maces.

Përgjigjet janë analizuar sipas skemës “Big Five”, pra sipas karakteristikave thelbësore që përkufizojnë personalitetin. Studimi i dytë është realizuar në Facebook, është më pak shkencor, ama ka përfshirë 160 mijë përdorues.

Rezultatet i kanë habitur ekspertët. Sipas tyre, karakteristikat që ju kemi përmendur më sipër, janë të vërteta. Sipas studimit të Gosling, 12% e të intervistuarve preferonin macet, 46% preferonin qentë dhe 42% kanë pohuar se i duan të dyja kafshët, ose asnjë nga të dyja.

Nga këto studime u vu re se personat që preferojnë qentë, janë më ekstrovertë dhe aventurierë. Ata preferojnë shoqërinë e mirë dhe janë tipa socialë.

Ndërsa kush preferon macet, është më kërkues dhe introvert. Këta të fundit kanë më tepër mundësi edhe të jenë anksiozë.