Kuriozitete Qentë që po ndihmojnë në ruajtjen e një specie në zhdukje

Qentë që po ndihmojnë në ruajtjen e një specie në zhdukje

Qentë e racës, Boykin Spaniel janë bërë një aleat i pashoq në luftën e vështirë për të shpëtuar disa breshka me zhguall të veçantë (Ornate Box Turtles), të cilat janë në zhdukje.

Qentë e stërvitur posaçërisht, mund të nuhasin breshkat duke lejuar kështu ruajtësit e mjediseve të bëjnë vlerësime shëndetësore mbi kafshët.

Ornate Box Turtles

Vullnetarët katër putrosh mund të nuhatin 2.5 breshka në një orë kërkimi, ndërkohë që një biolog mund të identifikojë një breshkë çdo katër ose pesë orë.

“Qentë kanë qenë jashtëzakonisht të dobishëm në gjetjen e breshkave me një ritëm shumë më të shpejtë sesa ne. Ata janë një mjet i jashtëzakonshëm për ruajtjen e tyre,” – u shpreh doktor Matt Allender, veteriner klinik i Shoqatës Zoologjike të Çikagos dhe drejtor i Laboratorit të Epidemiologjisë së Kafshëve të Egra të Universitetit të Illinois.

Qentë e racës, Boykin Spaniel

Breshka me zhguall të veçantë është një nga dy llojet e breshkave të kësaj familje në shtetin amerikan të Illinois. Të dy llojet kanë përjetuar shkatërrim të habitateve dhe rënie të ndjeshme të popullatës për shkak të shkeljeve njerëzore.

Qentë, të drejtuar nga Shoqëria Zoologjike e Çikagos dhe studiuesit e Universitetit të Illinois, ishin një pjesë kryesore e punës për ruajtjen e breshkave. Tani në vitin e tij të 15-të, ky është studimi më i gjatë dhe më i madh i bërë ndonjëherë për këtë specie.

“Qentë kanë qenë jashtëzakonisht të dobishëm në gjetjen e breshkave me një shpejtësi shumë më të shpejtë sesa ne,” – tha Allender.

Shëndeti i kafshëve është dhe shëndeti i njeriut

Kemi më shumë gjëra të përbashkëta me breshkat sesa mund të mendoni. Të dy speciet, si njerëzit, si breshkat, përdorin tokën dhe detin, jetojnë jetë të gjatë dhe kanë një shtrirje relativisht të vogël në shtëpi. Pra, shëndeti i një breshke me zhguall të veçantë është pasqyrim i gjendjes së mjedisit dhe burimeve natyrore. Ruajtja e tyre rrjedhimisht ofron informacion që ndihmon në mbrojtjen e shëndetit të shumë specieve, përfshirë këtu edhe njerëzit.

Sapo të gjenden breshkat, studiuesit mbajnë shënime për sytë, veshët, hundën e kafshës dhe bëjnë matje fizike së bashku me një mostër gjaku. Këto të dhëna janë shtuar në 14 vitet e fundit. Ky studim po ndihmon studiuesit të përcaktojnë se çfarë po kërcënon mjedisin dhe shëndetin e këtyre specieve.