Një vajzë e re ka gjetur vdekjen pasi ra nga lartësia e një pallati 10-të katësh në qendër të Lushnjes rreth orës 15:30 të ditës së sotme.
Viktima nuk është identifikuar ende pasi asnjë nga banorët e pallatit nuk e njeh atë.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për gjetjen e emrit të saj dhe shkaqet që e çuan të renë të hidhej nga lartësia.