Nga Elbasani kryeministri Edi Rama ka ironizuar kryetaren e LSI Monika Kryemadhi.
Nga Elbasani, kryeministri Edi Rama ka ironizuar Monika Kryemadhin, e cila ka qenë edhe deputete në këtë qark. Ai tha se “fallxhorja”, e ka parë në filxhan që kryeministrit do t’i ndodhë diçka të keqe.
Duke folur para qytetarëve Rama tha se fallxhorja e mbyti Lulin me kafe turke, pije i thotë se “E (Edi Rama) po ulet poshtë dhe L (Lulzim Basha) po ngrihet”
“Keni fallxhoren deputete, e kishit nuk e keni më, do t’ju hapi filxhanin do t’ju thotë e keni një rrugë jashtë shtetit po nuk më votuat mu, le ta çojë dorën njëri se nuk e ka pas frikë se do i vinte fallxhorja e do i vidhte votën.
Këtu ka ardhur profesori bashkë me Lulin që ju thoshte mos ia shisni votat shpk, tashi u bënë me fallxhoren bashkë, e keni parë, thotë e kam parë në filxhan, Edi Ramës do i ndodhë diçka e keq, infarkt, spital, është në Gjermani, këtu e atje, për dreq unë i dal prapë përpara, do i ndodhë në mars, maj, do vijë nëntori e dhjetori.
A e kuptoni se ku ka shku muhabeti, ndërkohë që ca të bëjmë, ja ma thoni, ca të bëjmë tu themi hajdeni prapë merrni ca të doni, pse këtë muhabet do bëjmë ne sa herë kemi zgjedhje.
Ore, unë mund të merrem prap me Lulin po atë s’e le fallxhorja, se unë i them hajde po ajo i thotë jo edhe pak se këtu të filxhani E po bie L po ngrihet, e kam pa E përmbys, i thotë fallxhorja e mbyti në kafe turke e shkatërroi. Është rrit konsumi i kafes te SHQUP-i. Pin kafe, fut filxhan ndiz furnelat”, tha Rama.