Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas vendimit të Bashkive të djathta për të mos iu bindur Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Me anë të një statusi në rrjetin social “Twitter”, Rama i bën thirrje të mos bien pre e katërshes SB/IM/LN/MK pasi ligji nuk ka mëdyshje.
“Kryebashkiakë demokratë!Mos bini viktimë e katërshes SB/IM/LB/MK duke nxjerrë pengesa për zgjedhjet.Referojuni ligjit jo hallit të tyre të madh e as zhurmës së tyre të kotë.Nuk ju nxorri PS nga gara po ata dhe ata duhet të përgjigjen para jush, jo ju para tyre.Ligji s’ka mëdyshje”, shkruan Rama.