Kryeministri Edi Rama u shpreh sot se javën që vjen do të nisë riatdhesimi i të gjithë shqiptarëve që kanë mbetur këtë periudhë nëpër disa shtete, ku pjesa më e madhe e tyre janë në Itali.
Rama u shpreh se qeveria është duke bërë maksimumin për të gjithë në këtë situatë të rënduar të shkaktuar nga koronavirusi. “Po bëhemi copash që të mos lëmë asnjë nga ju vetëm”, theksoi ai.
Rama thotë se “nuk do të lerë gurë pa luajtur” për t’u ardhur të gjithëve në ndihmë, por thotë se duhet të kuptojnë që jemi në luftë dhe duhet kontributi i të gjithëve.
“Ne falim kamatëvonesat sepse jemi në luftë, ndryshe nuk do pranoja, por kjo e dobëson OSHEE, ndaj mospagesa e dritave e shkatërron për tokë. Kjo do na e bënte të pamundur këtë luftë pa përfunduar të vrasim njëri-tjetrin duke rënë në një gropë të zezë. Shteti për të gjithë sa të mundet, secili për shtetin sa i takon, nuk ka rrugë tjetër”, tha Rama.
“Ne të hënën do të nisim fluturimet për t’i sjellë në atdhe të gjithë shqiptarët që kanë mbetur jashtë. Këto misione do të kryhen pa pagesë dhe se i takon Lagushit t’i sjellë njerëzit tanë në Shqipëri. I kam kërkuar kopanisë të mos kërkojë lekë për këto misione humanitare dhe gatishmëria ka qenë e menjëhershme” , tha më tej kreu i qeverisë.