Politika Rama ndërpret për dy ditë fushatën, ikën në Londër

Rama ndërpret për dy ditë fushatën, ikën në Londër

Kryeministri Edi Rama nuk mori pjesë sot në punimet parlamentare.

Ai ka ndërprerë për dy ditë fushatën për tu nisur në Londër, ku do të marrë pjesë në një forum ekonomik.

“Shkëputje e pashmangshme nga fushata për të marrë pjesë në Forumin e prestigjiozes Financial Times – Investimet në Ballkanin Perëndimor. Pasnesër gati për fazën finale drejt 30 qershorit, ditës kur populli do t’u japë një mësim të paharrueshëm kundërvënësve të tij pa din e iman”, shkruan Rama në rrjetet sociale.