Kryeministri Rama postoi në rrjetet sociale disa foto nga takimet e zhvilluar në Çeki në kuadër të takimit të Vishegradit, ku marrin pjesë dhe kryeministrat e vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Kreu i qeverisë njofton se mori mbështetjen e liderëve të Vishegradit për çeljen e negociatave të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut me BE.
Edi Rama shkruan se në këtë samit u diskutua dhe një plan veprimi për të realizuar këtë objektiv strategjik.
Postimi i Kryeministrit Rama në Facebook:
“Në Pragë me vendet e V4 (Polonia, Hungaria, Çekia, Sllovakia) dhe vendet e Ballkanit Perëndimor – Jo vetëm mbështetje totale nga V4 për çeljen e negociatave të Shqipërisë e Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Europian, po edhe një plan veprimi për të realizuar këtë objektiv strategjik”.