Aktualitet Lezhë, makina përplas motorin, ndërron jetë 55-vjeçari

Lezhë, makina përplas motorin, ndërron jetë 55-vjeçari

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur mëngjesin e së enjtes.

Në aksin rrugor Lezhë-Shenkollë, tek vendi i quajtur “Kryqezimi i Shënkollit”, mjeti me drejtues shtetasin me iniciale Xh.N., 32 vjeç, banues në Kurbin, është përplasur me motorin me drejtues 55-vjeçarin me iniciale T.D., i cili për pasojë ka humbur jetën.

32-vjeçari është shoqeruar në komisariat.

Grupi hetimor vazhdon veprimet në vendngjarje për sqarimin e rrethanave të aksidentit.