Politika Rama në Velipojë: 80% e drejtorëve do largohen

Rama në Velipojë: 80% e drejtorëve do largohen

Është mbyllur pas 3 orësh takimi i kryeministrit Edi Rama me Këshillin Koordinues të veriut në Velipojë.

Mediat raportojnë se gjatë mbledhjes Rama deklaroi që do largohen 80% e drejtorëve.

“80% e drejtorëve do largohen. Për të gjitha bashkitë e qarkut Shkodër do ketë vlerësim performance të institucioneve me varësi nga qendra. Njëkohësisht do ketë analizë të buxhetit të bashkive, borxheve dhe projekteve aktuale që të evidentohet se ku jemi aktualisht”, mësohet se tha kryeministri.

Takimi i nisur prej orës 10:00 u zhvillua në një nga hotelet në zonë.

Në takim ishte dhe ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, i cili ka dhe detyrën e koordinatorit politik i qarkut të Lezhës si edhe deputeti Tom Doshi.

Në sy ra mungesa e deputetit socialist Ditmir Bushati.