Ekonomi Rama: Nuk do të ketë më inspektorë në terren, brenda 4 viteve...

Rama: Nuk do të ketë më inspektorë në terren, brenda 4 viteve gjithçka online për biznesin

Brenda 4 viteve të ardhshme, qeveria shqiptare synon që të gjitha shërbimet për bizneset të bëhen online. Në konferencën për shtyp “Ekonomia në fokus”, Kryeministri Edi Rama tha se kjo do të largojë përfundimisht elementin abuziv që sjell me vete një sistem i bazuar tek kontrollet e drejtpërdrejta nga njeriu.

“Sot nuk ka sesi bizneset të mos ndjehen tejet të lehtësuar në raport me 7 vjet më parë. Biznesi i vogël, ka 0 taksë, një pjesë e këtij biznesi 0 taksë mbi fitimin, 0 TVSH. Nuk ka sesi të mos ndihen të lehtësuar nga barra më e madhe fiskale mbi ta. Por nuk ka sesi të ndihen të lumtur kur duhet të përballen me forca dhe situata të lidhura me arbitraritetin e administratës tatimore. Largim përfundimtar i elementit abuziv që sjell me vete një sistem i bazuar tek kontrollet e drejtpërdrejta nga njeriu dhe vendosjen e një sistemi tjetër ku punë e garantimit të marrëdhënies mes biznesit si prodhues të ardhurash dhe kontributor për shtetin nuk e bën një ushtri inspektorësh, por e bën një sistem i tërë inteligjent, ku fokusi është fiskalizimi”.

Kjo tha Rama, synohet të arrihet “brenda 4 vjeçarit të ardhshëm gjithçka do të jetë online për biznesin”.