Kryesore Rama: PD nuk fiton dot as bashkitë që ka

Rama: PD nuk fiton dot as bashkitë që ka

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar takimin e tij në qytetin e Fierit, edhe pse dhjetëra simpatizantë të opozitës zhvillonin protestë në anë tjetër. Sipas Ramës, Partia Demokratike nuk do të mbajë dot as gjysmat e bashkive që ka aktualisht, ndërsa PS do fitojë më shumë bashki sesa ka.

“PD, ka frikë nga zgjedhjet, ata nuk do të fitojnë dot asnjë nga bashkitë që në kemi dhe nuk do mbajnë dot as gjysmat e atyre që kanë”.

Edhe nga Fieri, kreu i qeverisë ripërsëriti ftesën për dialog më opozitën.

“Ne jemi të gatshëm të flasim, dialogojmë për çdo gjë. Kemi përgatitur Reformën Zgjedhore, madje ju kujtohet çfarë thoshte Luli? Se varet çfarë kasete fut, atëherë kishte kastën, votim elektronik se ndryshe nuk bëhet gjë, aq sa na e futi dhe ne në kokë dhe ne kemi bërë testime dhe hajt ta provojmë dhe ta fusin në zgjedhjet e ardhshme, por ai ka ikur, ka ndërruar kastë, është e reja tani. Kur këndonte kasetën e vjetër, doktoreshën e takonte fshehurazi, kurse tani ajo e mban për krahu, se le më. Në do vazhdojmë punën tonë. E rëndësishme është se çfarë u tha në zgjedhjet e shkuara janë zotime të mbajtura”.

Gjithashtu ai u premtoi qytetarëve se shumë shpejt do të nisë puna për ndërtimin e një pallati sporti, si dhe po shikohet mundësia për një stadium të ri.

“Do fillojmë punën për pallatin e sporti, ndërkohë kemi folur dhe për stadiumin e ri“, tha Rama.