Politika Rama pret zyrtarin amerikan, në zyrën e tij shihet edhe një shalqi...

Rama pret zyrtarin amerikan, në zyrën e tij shihet edhe një shalqi pas dere. Ja pse sipas Braçes

Kryeministri Edi Rama u takua këtë të martë me të ngarkuarin me punë të SHBA-ve në Tiranë, David Wisner.

Lajmi bëhet me dije nga Ambasada e SHBA në Tiranë.

“I ngarkuari me punë David Wisner u takua sot me kryeministrin Edi Rama për të pohuar sërish lidhjen e fortë mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë.

Ata diskutuan partneritetin e ngushtë të vendeve tona në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, veçanërisht për Ukrainën, si dhe rëndësinë e mbështetjes së rinisë shqiptare.

Wisner falënderoi gjithashtu kryeministrin për mikpritjen e jashtëzakonshme që Shqipëria ka treguar ndaj afganëve”, bën me dije Ambasada.

Ajo që ka rënë në sy ishte se te dera e zyrës së Ramës është edhe një shalqi.

Këtë fakt e ka komentuar edhe deputeti socialist, Erion Braçe.

“SHALQINI NE FRON! Shpetoi sezonin e bujqve kete vere; E meriton te vihet ne vitrine!”, shkruan Braçe në rrjetet sociale.