Mazhoranca Rama publikon foto me “demokraten” e veçantë një ditë para protestës

Rama publikon foto me “demokraten” e veçantë një ditë para protestës

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Kosovë për 9-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, ku ka marrë pjesë në ceremoninë solemne të mbajtur dje në Kuvend dhe në darkën e shtruar për trupin diplomatik.

E me sa duket festa me vëllezërit kosovarë vazhdon ende për shefin e qeverisë shqiptare.

Në një nga këto momente, kryeministri ka takuar edhe kampionen kosovare të xhudos në botë, Majlinda Kelmendi, me të cilën ka bërë edhe një foto.

Xhudistja ka pozuar me dy gishta, simboli i demokratëve në Shqipëri dhe i Lidhjes Demokratike në Kosovë.

Ndoshta kryeministri ka dashur të japë një mesazh një ditë para protestës së opozitës…