Extra Rama shpërndan foton e veçantë, por kush është vogëlushi në foto

Rama shpërndan foton e veçantë, por kush është vogëlushi në foto

Kryeministri Edi Rama zgjodhi sonte që të ndante me ndjekësit e tij në rrjetet sociale një foto tejet të veçantë.

Në të ai shfaqet me një djalë të vogël. Të dy të veshur me kostum dhe me djalin e qeshur Rama zgjodhi që imazhin ta shoqëronte me fjalinë: Kur nën ferrë çel trëndafili.

E ndërsa shumë e kanë ngatërruar me djalin e tij, Zahon, djali në foto quhet Drini dhe është një prej 5 fëmijëve të përzgjedhur nga artisti Helidon Gjergji për të pikturuar në ekspozitën që ai ka hapur në Kryeministri.