Bota Orban shpërfill BE-në: Do rrisim furnizimet me gaz rus

Orban shpërfill BE-në: Do rrisim furnizimet me gaz rus

Një urë për dialog, apo një pengesë për Perëndimin në përballjen me Rusinë lidhur me krizën në Ukrainë?

Gjatë vizitës në Moskë, kryeministri hungarez, ultra-nacionalisti Viktor Orban është shfaqur në Kremlin me një ofertë paqeje.

“Vizita ime sot është edhe një mision paqeje. Do të doja t’ju siguroja se asnjë vend anëtar i BE-së dëshiron luftë. Ne jemi për një zgjidhje politike”, tha Viktor Orban, kryeministër i Hungarisë.

Qëllimi zyrtar i vizitës së Orban në Moskë ishte të forconte lidhjet ekonomike me Rusinë në prag të zgjedhjeve hungareze që mbahen në prill dhe për të garantuar vazhdimin e furnizimit me gaz rus, pavarësisht asaj që ndodh në Ukrainë.

“Vitin e kaluar ‘Gazprom’ nënshkroi dy kontrata për furnizimin me gaz nga Rusia në Hungari deri në 2036-n. Rrjedhimisht, furnizimi është i garantuar. Por jo vetëm furnizimi i qëndrueshëm është i rëndësishëm. Me rëndësi është edhe fakti se sot Hungaria e blen gazin rus 5 herë më lirë se vendet e tjera evropiane”, tha presidenti i Rusisë Putin.

Krahas gazit, Rusia ka nënshkruar edhe kontrata miliardere për të zhvilluar industrinë e energjisë bërthamore në Hungari.