Kryesore Rama, shuplakë Athinës: Ju shqiptarët e Italisë nuk i ndërruat emrat, siç...

Rama, shuplakë Athinës: Ju shqiptarët e Italisë nuk i ndërruat emrat, siç i detyruan ata të Greqisë, njollë turpi në historinë e Europës

Nga pallati i sportit “E-work Arena” në Milano, kryeministri Edi Rama iu ka thënë shqiptarëve të Italisë se ata nuk janë detyruar që t’i ndërrojnë emrat siç u detyruan bashkatdhetarët e tyre në Greqi.

Veprimin e Greqisë, kryeministri Rama e ka quajtur një njollë turpi në historinë e Evropës demokratike.

Edi Rama: “E stato un albanese”, me siguri të gjithë ata e kujtojnë këtë zile alarmi. “E stato un albanese”, ishte avazi që ulte kokën e shqiptarëve në çdo mjedis, ku shqiptari duhej ta harronte të qënurit shqiptar për t’u pranuar si njeri i zakonshëm dhe ku shqiptari në kërkim të një jete të re ndjehej si një person në kërkim për fajin e vetëm, që ishte një shqiptar. Për përplasjen e dy makinave, gazetat shkruanin “e stato un albanese”, kryhej një vrasje, telegazetat e fillonin “e stato un albanese”. E kam dëgjuar me veshët e mi. Gazetari me mikrofon në dorë dhe me dritat e policisë raportoi se ka dyshime se autori ishte një shqiptar, vrasësi i panjohur ishte shqiptar. Ky ishte shqiptari në pasqyrat italiane të atyre viteve ku ne u shfaqëm si një jashtëngjitje, zhveshur përveç ëndrrës së një parajse lirie. Shqipëria në sytë e Italisë ishte si një ekran televizori kur ikin dritat. Italia ua hapi bujarisht derën shqiptarëve, por edhe qeveritë italiane u sollën me Shqipërinë si askush tjetër.

Ne shqiptarët jemi përgjegjës për ecurinë dhe për të ardhmen e banorëve të këtij kontinenti, kur shtetet e Europës, ose ja dalin të gjithë, ose mbeten në një Europë që është e sfiduar si asnjëherë më parë. Gjermania e quajti ribashkim dhe ja doli në krye papritur dhe kërkuar që gjermanët lindorë të bëheshin të përshtatshëm në një proces të stërzgjatur. BE ju desh të zvarritej me dhjetra vite me të ashtuquajturin zgjerim derisa Rusia u shfaq duke e bërë Europën të fillojë më në fund se duhet të ribashkohet, jo të zgjerohet me hapin e breshkës përmes kanaleve të burokracisë.

Ju shqiptarët e Italisë nuk i ndërruat emrat, siç ju ndodhi tragjikisht vëllezërve dhe motrave të Greqisë për një arsye, një njollë trupi në historinë e Europës demokratike, por ama nuk ishin të pakta rastet kur ju e morët përsipër vullnetarisht këtë ndryshim të identitetit që ajo zgjidhja e ziles “e stato un albanese” apo një dritë që u rilind si Luçia, por mbase formula e njohjes së Italisë, bashkuar me fshehjen e gjurmëve të të qenurit shqiptarë, shpjegon fuqinë vetëtransformuese që i bëri qindra shqiptarë të përshtaten.