“Çuna ta gëzoni dhe ta nderoni fanellën”. Kështu iu drejtua kryeministri Edi Rama lojtarëve të kombëtares shqiptare të futbollit. Kreu i qeverisë vizitoi këtë të shtunë skuadrën në stadiumin “Air Albania”.
“Çuna ta gëzoni dhe ta nderoni fanellën”. Kështu iu drejtua kryeministri Edi Rama lojtarëve të kombëtares shqiptare të futbollit. Kreu i qeverisë vizitoi këtë të shtunë skuadrën në stadiumin “Air Albania”.
Ai u takua edhe me trajnerin e skuadrës, Edy Reja si dhe Presidentin e FSHF-së, Armand Duka.
Para lojtarëve të kombëtares, Rama tha se në këtë fushë duhet të japin maksimumin.
“Kjo fushë duhet të bëhet vatër zjarri. Këtu duhet me dhënë jetën. Kaq pastaj kush fiton, fiton, por këtu duhet me qenë 90 minuta zjarr, sidomos ato minutat shtesë se aty është tmerri”, tha Rama.
“Është një vepër inxhinierike fantastike. Do të bëjmë një spektakël të vërtet 15 minutash me dritat. Akustika është fantastike. Ngjan pak me stadiumin e Juventusit, po është më i bukur”, tha Edi Rama
Kreu i qeverisë nuk la pas as batutat me Presidentin e FSHF-së për sa i përket stadiumit të ri.
“Këtu është më e mirë se këtë fushë e kam bërë unë, atë të Elbasanit e ke bërë ti”, tha Rama.
Kryeministri e mbylli vizitën një ditë përpara ndeshjes me Francën duke i shënuar një penallti portierit Strakosha.
Pas shënimit të golit, Armand Duka i ktheu batutën Ramës kur i tha: Strakoshës i bën gol, por Berishës, jo.