Kryeministri Edi Rama ka surprizuar dy fëmijët, Aurelin dhe Alesion që u hodhën nga dritaret e pallatit në Thumanë, për t’i shpëtuar tërmetit të 26 nëntorit.
Pasi lanë spitalin, për të rifilluar rrugën e jetës, Rama ka udhëtuar së bashku me ta drejt Torinos, ku ka rezervuar një takim me dy futbollistët e Juventusit, Gianluigi Buffon dhe Cristiano Ronaldo.
Aureli dhe Alesio morën edhe një kujtim të bukur, dy fanella me autografe nga dy futbollistët e famshëm.
Bufon ka shkruar në fanellën e dhënë për Alesion: Për mikun tim Alesion. Ndërsa dy futbollistët me Aurelin kanë bërë shaka duke i thënë se ngjan me Veratin.
Video e takimit është shpërndarë nga kryeministri Rama në faqen e tij në “Facebook”.