Sport Allegri: E këshillova Giampaolon kur mori Milanin, mos bëj një skuadër çunash...

Allegri: E këshillova Giampaolon kur mori Milanin, mos bëj një skuadër çunash të bukur…

Massimiliano Allegri, në intervistën e dhënë për “Corriere della Sera” është ndalur të analizojë shumë tema, mes tyre duke u kthye mbrapa në kohë, në verë, kur bashkë me Galeonen dhe Giampaolon u takuan në Pescara dhe drekuan.

“Ishim bashkë për drekë dhe duke biseduar për futboll i thashë Giampaolos: Marco, nuk të jap këshilla, por një gjë po ta them. Je te Milani tani, nuk është privilegj i të gjithëve. Mos bëj një skuadër çunash të bukur sepse do të çajnë në dysh kundërshtarët! Nuk është stadium “San Siro” për të bërë shaka me këto gjëra. Do një fantazist qendre? Nuk është Suso!.

Por, Suso është një futbollist i bukur. Sintetizo, përshtatu. Futbolli është i të gjithëve. Nëse nuk ke një regjisor në mesin e fushës ashtu si do ti, nuk të ndalon dot askush të luash me dy mesfushorë që prishin aksione në qendër. E rëndësishme është cilësia e futbollistëve. Aty trajneri nuk duhet të bëjë kompromis, te kompetenca e vërtetë e drejtuesve, që është problemi i futbollit tonë”.