Politika Rama takohet me kryeministrat socialistë në Bruksel

Rama takohet me kryeministrat socialistë në Bruksel

Gjatë vizitës në Bruksel, kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim dhe me kryeministrat europianë të Partive Socialiste Evropiane dhe komisionerët europiane.

Gjatë këtij takimi, kryeministri Rama njofton se u diskutua për rëndësinë që ka një vendimmarrje pozitive e KE për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

“Së bashku me Kryeministrin Zaev në takimin e kryeministrave europianë të PSE dhe komisionerëve europianë të familjes sonë politike në BE, ku diskutuam për rëndësinë që ka për Bashkimin Europian, e jo vetëm për Shqipërinë e për Maqedoninë e Veriut, një vendimmarrje pozitive në Këshillin Europian”, shkruan kryeministri Rama.