Politika Rama thotë “mirëmëngjes”, suedezët japin mendimin për Shqipërinë (VIDEO)

Rama thotë “mirëmëngjes”, suedezët japin mendimin për Shqipërinë (VIDEO)

Si çdo ditë, edhe kjo e diel do të niste shumë e veçantë për kryeministrin Rama nëpërmjet postimit të “mirëmëngjesit” nga profili i tij në Facebook.

Me anë të një mesazhi video, kreu i qeverisë ka sjellë në fokus historinë e disa turistëve të huaj suedezë që zgjedhin Shqipërinë për të kaluar pushimet e tyre, nga Valbona në Durrës.

Ata kanë shprehur eksperiencat e tyre dhe se çfarë u ka bërë përshtypje në vendin tonë.

“MIRËMËNGJES
dhe ju uroj një ditë të mbarë me përjetimin e Shqipërisë turistike nga këta të rinj suedezë gjatë rrugëtimit të tyre nga Valbona në Durrës”, citohet në mesazhin e Ramës.