Kryeministri Edi Rama uroi sot të gjithë besimtarët katolikë dhe të krishterë për festën e Krishtlindjes.
Rama ka zgjedhur një mënyrë mjaft të veçantë për të uruar Krishtlindjen, duke postuar një fotografi, ku është i rrethuar nga fëmijët.
“Gëzuar Krishtlindjen”, – shkruan Kryeministri Rama.
Mw herët, kryeministri Edi Rama përcolli mëngjesin e sotëm fjalët e Papa Franceskut në rubrikën “Fjalët e Shenjta” që nisën si apel solidariteti pas tërmetit të 26 nëntorit.
“Zoti nuk u jep kurrë një dhuratë atyre që nuk janë në gjendje ta marrin. Ai na ka dhënë Krishtlindjet, sepse të gjithë ne kemi aftësinë t’i kuptojmë e t’i mirëpresim”, citoi Rama fjalët e Papa Franceskut, në ditën e Krishtlindjeve.
Kryeministri Rama ka përcjellë këto javë apelin e solidaritetit dhe ndihmës njerëzore ndaj të prekurve nga tërmeti i 26 nëntorit, duke cituar fjalë të shenjta nga librat e shenjtë, por edhe nga personalitetet botërore.