Politika Rama vizitë në Ukrainë si drejtues i misionit të OSBE-së

Rama vizitë në Ukrainë si drejtues i misionit të OSBE-së

Ashtu sikurse paralajmëroi dy javë më parë kur Shqipëria mori zyrtarisht drejtimin e OSBE-së, Kryeministri Edi Rama ka nisur sot vizitën në Ukrainë.

Në cilësinë e kryetarit në detyrë të misionit të OSBE-së, Rama do të takohet me Kryeministrin ukrainas Volodymyr Zelensky, Kryeministrin, ministrin e Jashtëm Vadym Prystaiko dhe autoritete të tjera të larta shtetërore.

Bisedimet e Ramës, si kryetar i OSBE, me autoritetet ukrainase, do të përqendrohen në përpjekjet për një zgjidhje paqësore në konfliktin me Rusinë dhe forcimin e bashkëpunimit mes OSBE-së dhe Ukrainës.