Sport Rangnick-Milan e kryer? Menaxheri gjerman bën misteriozin. Maldini reflekton mbi rolin e...

Rangnick-Milan e kryer? Menaxheri gjerman bën misteriozin. Maldini reflekton mbi rolin e ri

Ralf Rangnick është mërzitur mjaft nga zërat për një marrëveshje të mbyllur tashmë me Milanin. Menaxheri gjerman, aktualisht përgjegjës për zhvillimin sportiv dhe futbollit të grupit Red Bull, do të bëhet trajneri i ri dhe drejtori teknik i klubit kuqezi nga sezoni i ardhshëm.

Por, në një pyetje specifike që “Sport1” (media gjermane) i parashtroi për një dakordësi me Milanin për sezonin e ardhshëm, Rangnick u përgjigj me një “Jo” të mprehtë.

Sidoqoftë, edhe për “Sport1” nuk ka më dyshime të mëdha: në gusht Rangnick do t’i thotë lamtumirë projektit Red Bull për t’u martuar me atë kuqezi. Tani mbetet për t’u parë nëse do të vazhdojë bashkëpunimi me Paolo Maldinin apo legjenda kuqezi do të largohet pasi do t’i shkelet territori. Në anën tjetër, edhe Pioli përgatitet të largohet, edhe pse vlerësimi i klubit për italianin është maksimal për punën që ka bërë gjatë kësaj kohe.