Në nder të origjinës së saj Argjentinase, Georgina Rodríguez, partnerja e Cristiano Ronaldo-s, performoi në Sanremo tangon e saj të parë në jetë.
“Është hera e parë që kërcej tango dhe jam shumë e lumtur që po e realizoj këtu”, tha ajo për vallëzimin simbol të Argjentinës. Tango, sot një nga kërcimet më me ndikim në botë, e ka origjinën nga rrugët e Buenos Aires-it të shekullit XVIII.
Ajo falenderoi edhe Cristiano-n që siç duket e ndihmoi në shtëpi. Duhet thënë se gjatë gjithë kohës, Cristiano ndiqte me kërshëri partneren, e cila në përfundim të përformancës i dha lulet që i dhuroi Amadeus.
Ronaldo ndez Sanremo, shkëmbim dhuratash me interistin Amadeus
Kampioni i Juventusit ishte protagonisti i një shkëmbimi dhuratash të këndshme me Amadeus, i cili u paraqit para portugezit me një flamur (stemë) të Interit të tij, ndërsa lojtari i Juventusit iu kundërpërgjigj me fanellën e tij bardhezi, me autograf. Prezantuesi ia dha atë djalit të tij, i ulur menjëherë pranë CR7.
Duartrokitjet e të gjithëve shkuan përtej rivalitetit të futbollit. Amadeus tha disa fjalë të këndshme për ish-yllin e Real Madridit: “Ka kampionë, që na përkasin të gjithëve”. Pasi festoi ditëlindjen e 35-të, Ronaldo shijoi mbrëmjen e së enjtes në “Sanremo”, pa dalë në podium, duke ia lënë të gjithë skenën bukurisë së Georgina së tij.
Videon e gjeni këtu