Bota REPORTAZH / Në Notrë Damin që qan

REPORTAZH / Në Notrë Damin që qan

Nga Camille Bouissou

Dritare të shkatërruara, çatia që bie e që bën një vrimë mbi altar na lë përshtypjen se ka ndodhur një bombardim, përshkruan Philippe Marsset, vikar i përgjithshëm i kryepeshkopatës së Parisit, i cili ishte midis të parëve që hynë në katedrale pas zjarrit.

“U bënë 850 vite tashmë që kur kjo kishë u ndërtua, u rezistoi luftërave, u rezistoi bombardimeve, i rezistoi gjithçkaje”, thotë i pikëlluar prifti i shuguruar në këtë katedrale 31 vjet më parë.

”Me shumë vështirësi flakët u vunë nën kontroll duke hyrë nata, por ndërkohë vatrat e zjarrit janë ende aktive ,duket sikur jemi përballë një bombardimi”, thotë ai.

“Në pamje të parë gjithçka ishte e zezë dhe në sfond ishte kryqi i madh i verdhë, i ndriçuar nga flakët. Ishte mbresëlënëse!” përshkruan ai, që ka qëndruar gjithë natën në Apsidën e një Notrë Dami që ”qan”.

“Në të djathtë të këtij kryqi, është një statujë e shën Marisë. Ajo qëndron në këmbë, aty është kryqi dhe Zonja jonë, atje mu në zemër të Notrë Damit”, thotë ai.

Dhe në mes të gjithë kësaj, një objekt që nuk kishte lidhje me gjithë këtë: një robot që hidhte ujë dhe flakë të shkaktuara nga plumbi i shkrirë që binte nga çatia.

“Gjatë gjithë natës, kam parë njerëz me lot në sytë e tyre, ky imazh është vërtet një kaos, por ne nuk duhet të lejojmë që Katedralja të na ikë”, shton prifti.

Megjithatë, është fjala “ferr” ajo që i vjen ndërmend atij kur kujton momentin e zjarrit që shpërtheu pak pas përfundimit të meshës.

“Nuk është vetëm Notrë Dami i katolikëve, është Notrë Dami i Francës, i botës. Kisha digjet dhe e gjithë bota fillon të qajë”, thekson ai.

Zjarrfikës heronj

Për famullinë e përgjithshme, nuk është një kishë e vogël që është dëmtuar, është simboli i historisë së Francës dhe Parisit.

“Kjo kishë është kaq simbolike, pasi që nga Notrë Dami ne fillojmë të numërojmë kilometrat, ajo është kërthiza e Parisit”, thotë vikari.

“Të gjithë jemi të habitur, është më shumë se e mrekullueshme, është heroike për shkak të mrekullisë, që do të thotë se është një ndërhyrje hyjnore”, thekson ai duke shtuar se zjarrfikësit ishin heronj.

”Pak përpara Pashkëve, që përkujton ringjalljen e Krishtit për të krishterët, shumë plane u organizuan për të mërkurën, të enjten, të premten”, thotë ai, pa pasur asnjë ide se çfarë do të ndodhë më pas.

“Ne nuk e dimë se ku do t’i zhvillojmë ende meshat, është sikur të na kenë lënduar nënën tonë”, shton i pikëlluar.

Edhe pse pak i çorientuar, ky njeri përcakton katedralen si “shtrati im është atje, këtë mëngjes, unë jam në krye të një Notrë Dami që qan”.