Aktualitet Reshjet në vend, ARRSH: Qarkullimi vijon normalisht në të gjitha akset

Reshjet në vend, ARRSH: Qarkullimi vijon normalisht në të gjitha akset

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar se qarkullimi në të gjitha rrugët e vendit vijon normalisht. “Gjatë natës ka pasur reshje bore në qarkun e Kukësit dhe të Tropojës është punuar për pastrimin e rrugës dhe shpërndarjen e kripës, qarkullimi vazhdon normalisht”, njofton ARRSH.

Po ashtu mësohet edhe aksin Elbasan-Librazhd ka pasur probleme, por qarkullimi bëhet me dy kalime.

“Po punohet me mjete e punëtorë në aksin Elbasan-Librazhd pasi ka rënie të inerteve në rrugë, qarkullimi bëhet me dy kalime”, shtohet në njoftim.

Ndërkohë që po punohet në Berat-Çorovodë, në segmentin Strelcë-Moglicë, por pa sjellë probleme me qarkullimin.

Nga ana tjetër IGJEUM njofton se gjatë ditës së sotme parashikohen reshje të dendura shiu që do të sjellin përmbytje dhe rrëshqitje të dherave.