Extra Restoranti që peshon klientët për të mos çuar dëm ushqimin

Restoranti që peshon klientët për të mos çuar dëm ushqimin

Për t’u përshtatur me urdhërin e ri të sekretarit të përgjithshëm Xi Jinping, i cili dëshiron të kufizojë mbeturinat e ushqimit, një restorant i madh në Pekin, Changsha ka vendosur dy peshore në hyrje.

Konsumatorët peshojnë veten e tyre, raportojnë rezultatin në një aplikacion dhe, bazuar në rezultatin, marrin këshilla për porositjen në celularët e tyre.

Për shembull, një grua që peshon 40 kilogram nuk duhet të kërkojë më shumë se dy pjata, një njeri midis 70 dhe 80 duhet të kufizohet në tre.

Nisma e restorantit të famshëm të mishit për të kënaqur sekretarin e përgjithshëm dhe fushatën e tij “Zbrazni enët, mos lini ushqim që përfundon në mbeturina” ka përfunduar në rrjetet sociale dhe është parë 300 milion herë që nga e enjtja. Nuk kanë munguar edhe komentet negative, por restoranti u justifikua duke thënë se peshimi është thjeshtë një mënyrë për të rritur ndërgjegjësimin.