Arditi është një i ri i apasionuar pas makinave të vjetra. Dëshira i ka lindur kur shihte babain teksa rregullonte makinat në punishten e tij ndërsa në moshën 16 vjeçare mori makinën e tij të parë.
Ai është bërë pjesë e ekspozitës ‘Retro’ në pazarin e vjetër të Korccës ku u ekspozuan automjete të cilat janë prodhuar para viteve ‘80. Ai tregon se pasi e bleu këtë makinë ju deshën 2 vjet për ta restauruar.
Ndërkaq një stendë prodhimi targash retro të personalizuara ka tërhequr edhe vëmendjen e qytetarëve dhe vizitorëve që janë në Korçë këto ditë.
Me ngjyra dhe mbishkrime të ndryshme sipas dëshirës targat retro mbeten një suvenir shumë i veçantë për tu pasur.