Aktualitet Aksident afër Vlorës, ndërron jetë 60-vjeçari

Aksident afër Vlorës, ndërron jetë 60-vjeçari

Aksident i rëndë sot në Vlorë, ku si pasojë ka ndërruar jetë një person.

Sipas burimeve të A2, aksidenti ka ndodhur në lokalitetin “Shkalla Mavrovë”, gjatë aksit rrugor Kotë-Vlorë, ku për shkaqe ende të pakonfirmuara mjeti tip Mitsubishi i drejtuar nga shtetasi Ç.S., 55 vjeç, banues në Orikum ka dal nga rruga dhe është përplasur.

Si pasojë, ka ndërruar jetë një pasagjer 60-vjeçar, shtetasi Z.L. banues në Kotë, i cili nuk ka mundur të shpëtojë pas transportimit në spitalin e Vlorës.

Policia ka shoqëruar në Komisariatin e Vlorës drejtuesin.